Kurti takohet me shefin e OSBE-së, McGurk: Fokus në reforma, sundim ligjor dhe të drejtat e komuniteteve
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Shefin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë, Ambasadorin Gerard McGurk. Ambasadori McGurk e uroi Kryeministrin për mandatin e ri qeverisës dhe konfirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet OSBE-së dhe institucioneve të Kosovës, raporton lajmi.net Gjatë…
Lajme
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim Shefin e Misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë, Ambasadorin Gerard McGurk.
Ambasadori McGurk e uroi Kryeministrin për mandatin e ri qeverisës dhe konfirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet OSBE-së dhe institucioneve të Kosovës, raporton lajmi.net
Gjatë takimit, palët diskutuan zhvillimet aktuale politike dhe institucionale në vend, duke theksuar rëndësinë e avancimit të reformave demokratike. Veçanërisht u përmend nevoja për bashkëpunim të vazhdueshëm në fushën e të drejtave të komuniteteve dhe sundimit të ligjit.
Kryeministri Kurti falënderoi Ambasadorin McGurk dhe Misionin e OSBE-së për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për kontributin e tyre në forcimin e institucioneve demokratike./Lajmi.net/