Kurti takohet me kryeministrin e Armenisë, flasin për bashkëpunim ekonomik dhe shkëmbime akademike e kulturore – E fton në Prishtinë
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është pritur në takim bilateral nga Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan. Në takim, Kryeministri Kurti shprehu falënderim për kontributin e forcave të armatosura armene në kuadër të KFOR-it, Qeverinë Armene për bashkëpunimin në mes të Armenisë dhe Kosovës, si dhe ftesën për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare “Yerevan Dialogue”.…
Lajme
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është pritur në takim bilateral nga Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan.
Në takim, Kryeministri Kurti shprehu falënderim për kontributin e forcave të armatosura armene në kuadër të KFOR-it, Qeverinë Armene për bashkëpunimin në mes të Armenisë dhe Kosovës, si dhe ftesën për pjesëmarrje në Konferencën Ndërkombëtare “Yerevan Dialogue”.
“Bashkëbisedimi u përqendrua në mundësitë konkrete për thellimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Armenisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, investime dhe tregti, si dhe në ndërtimin e urave të qëndrueshme përmes shkëmbimeve akademike dhe kulturore”, ka njoftuar ZKM.
Kryeministri Kurti falënderoi Kryeministrin Pashinyan për mikpritjen, duke vlerësuar se paqja në kontinentin evropian dhe përtej, ka nevojë për aleancën e demokracive. /Lajmi.net/