Kurti sot pranon zyrtarisht Raportin e Progresit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt, sot zyrtarisht do të pranojë Raportin e Progresit. Kjo u bë e ditur nga vetë kryeministri gjatë një konference për media të mbajtur dje, ku tha se është shumë voluminoz dhe sipas tij, qysh në ditën e parë, për thekset kryesore do të mund të diskutohet e shqyrtohet, transmeton lajmi.net.…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurt, sot zyrtarisht do të pranojë Raportin e Progresit.
Kjo u bë e ditur nga vetë kryeministri gjatë një konference për media të mbajtur dje, ku tha se është shumë voluminoz dhe sipas tij, qysh në ditën e parë, për thekset kryesore do të mund të diskutohet e shqyrtohet, transmeton lajmi.net.
“Për çështjen e integrimit evropian, raporteve me Bashkimin Evropian, nesër do ta pranojë edhe zyrtarisht Raportin e Progresit për vendin tonë dhe do të mundemi që t’ju drejtohemi lidhur me të gjitha gjërat të cilat thuhen e shkruhen e aludohen aty, sepse është shumë voluminoz, por besoj që qysh në ditën e parë, për thekset kryesore do të mund të diskutojmë e t’i shqyrtojmë ato”deklaroi Kurti./Lajmi.net/