Kurti sot në Bruksel

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të udhëtojë sot për në Bruksel. Kurti do të marrë pjesë në drekën e punës që do të shtrohet nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von  Der Leyen. Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero. Pisonero deklaroi se takimi në Bruksel është për Planin e…

Lajme

19/09/2024 08:12

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, do të udhëtojë sot për në Bruksel.

Kurti do të marrë pjesë në drekën e punës që do të shtrohet nga presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von  Der Leyen.

Kjo është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero.

Pisonero deklaroi se takimi në Bruksel është për Planin e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor.

Po ashtu në këtë drekë pune të pranishëm do të jetë edhe liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimorë, përfshirë këtu edhe presidentin serb, Aleksandar Vuciq.

“Për të deklaruar në thelb gjendjen e marrëdhënieve dhe bashkëpunimit tonë në kuadër të Planit të Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor. Komisioni është duke finalizuar vlerësimin e tij në lidhje me agjendat e paraqitura nga partnerët perëndimorë.Këto janë agjenda reformash që mbulojnë si reformat në aspektet socio-ekonomike, ashtu edhe në fushat themelore. Dhe sapo të finalizojmë këtë vlerësim, padyshim që do të konsultohemi me shtetet anëtare në komitetin e ardhshëm të IPA-së, në rast të një vendimi pozitiv nga komiteti IPA, atëherë komisioni do të miratojë agjendat”,pati deklaruar zyrtarja evropian, Pisonero./Lajmi.net/