Kurti: Si fitues të qartë të zgjedhjeve nga ne qytetarët presin që sa më parë të formojmë institucionet
Kreu i qeverisë në detyrë, Albin Kurti është deklaruar sot në fillim të mbledhjes së qeverisë. Ndër të tjerash Kurti ka falënderuar të gjithë qytetarët të cilët dolën për të votuar në zgjedhjet 9 shkurtit. Ai theksoi se tashmë dihet se partia e tij është fituese e këtyre zgjedhjeve. “Pritet që më së largu javën…
Lajme
Kreu i qeverisë në detyrë, Albin Kurti është deklaruar sot në fillim të mbledhjes së qeverisë.
Ndër të tjerash Kurti ka falënderuar të gjithë qytetarët të cilët dolën për të votuar në zgjedhjet 9 shkurtit.
Ai theksoi se tashmë dihet se partia e tij është fituese e këtyre zgjedhjeve.
“Pritet që më së largu javën tjetër të kemi rezultatet përfundimtare për subjektet politike, pas numërimit edhe të votave me kusht dhe nga mërgata. Si fitues të qartë të këtyre zgjedhjeve nga ne qytetarët presin që sa më parë të kryejmë obligimin që na takon për formimin e institucioneve në legjislaturën e nëntë. Deri atëherë nga ju si kabinet qeveritar, kolegë pres që të vazhdoni punët e mira me po të njëjtën ritëm”, deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.
Ai tha se pret nga KQZ-ja më shumë angazhim për përfundimin e procesit të numërimit me kujdes të shtuar për mbrojtjen e vullnetit të votuesve.
“Ndërsa presim nga KQZ-ja edhe më shumë angazhim për përfundimin e procesit të numërimit dhe kujdes të shtuar në mbrojtjen e vullnetit të votuesve për të përmbyllur kësisoj një proces zgjedhor të lirë, të rregullt e demokratik me pjesëmarrje masive të qytetarëve.
Pjesëmarrje të madhe në zgjedhje pati edhe diaspora jonë e cila përpos votimit me postë pati edhe mundësinë të votoj në ambasadat dhe konsullatat tona”.
Ndryshe pritet që KQZ-ja të nis sot me numërimin e votave nga diaspora, e më pas të vazhdohet edhe me numërimin e votave me kusht.
Nga votat e rregullta Vetëvendosje mori 40.08%, ndërsa mbetet të shihet se sa do të ketë ngritje nga votat e diasporës./Lajmi.net/