Kurti shpreh ngushëllime familjarëve të viktimave nga aksidenti në Çubrel të Skënderajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas aksidentit me fatalitet që ka ndodhur sot në magjistralen Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Çubrel të Skënderajt. Nga ky aksident kanë humbur jetën tre persona dhe janë lënduar pesë të tjerë, katër nga të cilët ishin zyrtarë policorë, shkruan lajmi.net. Kurti iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave…

Lajme

26/01/2025 23:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pas aksidentit me fatalitet që ka ndodhur sot në magjistralen Mitrovicë-Pejë, saktësisht në fshatin Çubrel të Skënderajt.

Nga ky aksident kanë humbur jetën tre persona dhe janë lënduar pesë të tjerë, katër nga të cilët ishin zyrtarë policorë, shkruan lajmi.net.

Kurti iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave përmes një postimi në Facebook.

Ai ka ngushëlluar ata duke shpresuar që të kenë forcën për ta përballuar humbjen e tyre, e njëkohësisht ka uruar shërimin sa më të lehtë dhe sa më të shpejtë për 5 të lënduarit e këtij aksidenti.

“Konsideroj se shumë shpejt do të kemi një pasqyrë edhe më të plotë për rastin, ndërkohë që marr shkas për të bërë thirrje për kujdes të përgjithshëm në komunikacionin automobilistik, për të evituar sa më shumë fatkeqësitë”, ka shkruar Kurti. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: