Kurti sërish në tribunat lindore të “Fadil Vokrrit”

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, po e përcjell  nga afër ndeshjen në mes të Kosovës dhe Anglisë.

Lajme

17/11/2019 18:19

Kandidati për kryeministër, Albin Kurti, edhe sot ka vendosur që ndeshjen në mes të Kosovës dhe Anglisë ta përcjellë në tribunat lindore të stadiumit “Fadil Vokrri”, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Kurti, ka përkrahur edhe Shqipërinë, e cila sonte do të përballet me Francën në stadiumin e ri në Tiranë.

Postimi i plotë i Kurtit pa ndërhyrje:

Më lart se kaq nuk është e mundur, sepse Anglia e Franca sot janë dy kombëtaret më të mira në botë.

Njërën e pret Kosova, kurse tjetrën e pret Shqipëria. Rezultati në Prishtinë e ndihmon atë në Tiranë.

Ju përshëndes nga tribunat e Lindjes në “Fadil Vokrri”. FORCA! . /Lajmi.net/