Kurti prezanton planin 1 miliard euro: Synon që një pjesë e madhe e importeve të zëvendësohet me prodhim vendor
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria synon që brenda katër vjetësh të zëvendësojë me prodhim vendor mallra të importuara në vlerë prej një miliard eurosh. Këtë deklaratë Kurti e bëri gjatë pjesëmarrjes në konferencën “The Future of Business: From Opportunity to Investment”, të organizuar nga Data4X në kuadër të Javës…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Qeveria synon që brenda katër vjetësh të zëvendësojë me prodhim vendor mallra të importuara në vlerë prej një miliard eurosh.
Këtë deklaratë Kurti e bëri gjatë pjesëmarrjes në konferencën “The Future of Business: From Opportunity to Investment”, të organizuar nga Data4X në kuadër të Javës Globale të Ndërmarrësisë.
Ai tha se Kosova importon shumë produkte që mund të prodhohen brenda vendit, duke theksuar se përmes Agjendës Një Miliard Euro synohet fuqizimi i prodhuesve vendorë dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
“Ne ende blejmë jashtë shumë nga ato që mund t’i prodhojmë vetë. Agjenda Një Miliard Euro ka logjikë të thjeshtë. E identifikojmë atë që e importojmë e që mund ta prodhojmë këtu, dhe pastaj e prodhojmë”, deklaroi Kurti.
Sipas tij, në vitin 2025 Kosova importoi mallra në vlerë mbi shtatë miliardë euro, ndërsa eksportoi afër një miliard euro. Ai theksoi se rreth katër miliardë euro të importeve përbëhen nga produkte që mund të prodhohen në Kosovë.
Kurti bëri të ditur se bizneset kanë nevojë për rregulla më të mira dhe më shumë kapital, ndërsa Qeveria është duke punuar në masa për lehtësimin e veprimtarisë së tyre.
Ai përmendi edhe rritjen e qarkullimit të bizneseve, eksportit dhe investimeve private, duke theksuar se synimi është që Kosova të rrisë prodhimin vendor dhe konkurrueshmërinë në tregjet ndërkombëtare. /Lajmi.net/