Kurti pret në takim kryetaren e AShAK-ut Justina Shiroka Pulën, diskutohet thellimi i bashkëpunimit institucional

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, ka pritur në takim kryetaren e Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK), Justina Shiroka Pula. Në takim morën pjesë edhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, si dhe Sekretari Shkencor, Bardh Rugova. Kryetarja Shiroka Pula e uroi…

Lajme

27/02/2026 13:53

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, ka pritur në takim kryetaren e Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (AShAK), Justina Shiroka Pula.

Në takim morën pjesë edhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, si dhe Sekretari Shkencor, Bardh Rugova.

Kryetarja Shiroka Pula e uroi kryeministrin për mandatin e ri qeverisës dhe e falënderoi për pjesëmarrjen e tij të vazhdueshme në aktivitetet e AShAK-ut. Ajo prezantoi punën, prioritetet dhe planet e Akademisë, duke theksuar gatishmërinë për bashkëpunim me institucionet shtetërore në funksion të interesit publik dhe zhvillimit të vendit, përmes ekspertizës profesionale që ofron ky institucion.

Nga ana e tij, kryeministri Kurti e uroi Shiroka Pulën për detyrën e re, duke i dëshiruar suksese në drejtimin e Akademisë. Ai nënvizoi se arsimi dhe drejtësia mbeten ndër prioritetet kryesore të Qeverisë, duke shtuar se bashkëpunimi me AShAK-un mund të kontribuojë në një hov të ri zhvillimor për vendin.

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale, progresin dhe sfidat me të cilat përballet Kosova, ndërsa palët u pajtuan që të mbajnë komunikim të rregullt për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.

Njoftimi i plotë: 

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, mirëpriti Kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademike Justina Shiroka Pula, së bashku me nënkryetarin e Akademisë, akademik Fejzullah Krasniqi, dhe Sekretarin Shkencor, akademik Bardh Rugova.

Kryetarja Shiroka Pula e uroi kryeministrin Kurti për mandatin e ri qeverisës dhe e falënderoi për pjesëmarrjen e vazhdueshme në aktivitetet e AShAK-ut. Ajo e njoftoi kryeministrin për punën, planet dhe prioritetet e institucionit që drejton, si dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të AShAK-ut me institucionet shtetërore për nevojat dhe interesat e vendit, përmes ekspertizës që ofron Akademia.

Kryeministri gjithashtu e uroi kryetaren Shiroka Pula për detyrën e saj të re dhe i dëshiroi suksese në punë. Ai theksoi prioritetet e Qeverisë, ndër to arsimin dhe drejtësinë, si dhe rëndësinë e tyre për një hov të ri të zhvillimit të vendit, por edhe rolin që bashkëpunimi me AShAK-un mund të luajë në këtë drejtim.

Diskutuan për zhvillimet, progresin dhe sfidat në vend, dhe u pajtuan të mbajnë komunikim të rregullt për thellimin e bashkëpunimit./lajmi.net/