Kurti përzihet edhe në zgjedhjet lokale në Maqedoni të Veriut – e dërgon Durmishin për të mbështetur VLEN-in, partnerët e Mickoskit
Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti po garon edhe në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, në një përpjekje për të marrë pak pushtet edhe në shtetin fqinj. Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ishte mbrëmë në tubimin e disa partive shqiptare atje, që në nivel qendror jasnë në koalicion…

Lajme
Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti po garon edhe në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut, në një përpjekje për të marrë pak pushtet edhe në shtetin fqinj.
Zëvendësministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ishte mbrëmë në tubimin e disa partive shqiptare atje, që në nivel qendror jasnë në koalicion me VMRO-DPMNE-në e Hristjan Mickoskit.
Durmishi foli në emër të Kurtit dhe të Qeverisë së Kosovës.
Fjala e Durmishit në tubim, e publikuar nga vetë ai në Facebook:
Të nderuar udhëheqës të VLEN – it,
Të nderuar kandidat për kryetarë të komunave,
Të nderuar qytetarë,
Motra dhe vëllezër
Kam nderin që këtë tubim kaq madhështorë ta përshëndes në emër të kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurti.
Këtë tetor, shqiptarët në të dy anët e kufirit marrin pjesë në zgjedhje vendimtare lokale. Në Kosovë votohet më 12 tetor, dhe atje Vetëvendosja është ajo që VLEN. Këtu votohet më 19 tetor, dhe këtu VLEN-i ju. VLEN është forca juaj.
Ashtu siç po lidhet Prizreni me Tetovën me rrugë, duhet të lidheni edhe ju me VLEN-in, të bëheni bashkë dhe të fitoni bashkë.
Shqiptarët nuk kanë luksin të ndahen, sepse vetëm të bashkuar bëhen faktor.
Qeveria e Kosovës, Lëvizja jonë, është me ju: politikisht, kombëtarisht dhe njerëzisht.
VLEN nuk është vetëm koalicion, por mundësia që zëri shqiptar të dëgjohet qartë dhe fuqishëm.
Prandaj, mesazhi është i thjeshtë:
Atje me 12 tetor VLEN Vetëvendosja.
Këtu me 19 tetor VLEN-i ju.
Bashkohuni, mobilizohuni dhe fitoni bashkë sepse kjo përpjekje i’a VLEN
Dhe për fund: keni të fala të përzemërta nga Kryeministri Albin Kurti, i cili për shkak të vizitës në SHBA nuk pati mundësi të ishte edhe fizikisht këtu me ju.
Faleminderit e shumë suksese!