Kuvendi mban nesër seancë të jashtëzakonshme, do të diskutohet për Raportin e Progresit për vitin 2026

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbaj seancë të jashtëzakonshme. Kjo seancë do të mbahet nga ora 13:00, shkruan lajmi.net. Pika e rendit të ditës është: Debat parlamentar për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 dhe adresimin e gjetjeve e rekomandimeve të tij.   Kjo seancë është thirrur me kërkesë të deputetëve të…

Lajme

10/11/2026 16:19

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbaj seancë të jashtëzakonshme.

Kjo seancë do të mbahet nga ora 13:00, shkruan lajmi.net.

Pika e rendit të ditës është:

  1. Debat parlamentar për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 dhe adresimin e gjetjeve e rekomandimeve të tij.  

Kjo seancë është thirrur me kërkesë të deputetëve të opozitës pasi dje shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së Jehona Lushaku Sadriu ka njoftuar pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Ndërkohë, po ua kujtoj se javën e kaluar kemi pasur Raportin e Progresit, i cili ka qenë një raport alarmant që ka vërtetuar dështimin e kësaj qeverie dhe këtij pushteti në shumë fusha. Në kontrast me këtë, Kryesia ka marrë nismën për përcjelljen e një seance të jashtëzakonshme gjatë kësaj jave, në të cilën do të diskutohet për rezultatet dhe konstatimet e Raportit të Progresit”, ka thënë Lushaku dje. /Lajmi.net/