Kurti nuk tregon nëse pati propozim për emrin e presidentit duke ruajtur “konfidencialitetin”: Sfidë tejet gjigante që një parti t’i ketë 80 deputetë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar pas takimit që pati me kryetari ne LDK-së, Lumir Abdixhiku. Kurti deklaroi se ende nuk ka ndonjë marrëveshje, por se është pozitiv për ditët në vijim. Ai tha se me  Lumir Abdixhikun ishin në takim afër dy orësh dhe me këtë rast diskutuan për situatën e re politike…

Lajme

06/04/2026 13:33

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar pas takimit që pati me kryetari ne LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kurti deklaroi se ende nuk ka ndonjë marrëveshje, por se është pozitiv për ditët në vijim.

Ai tha se me  Lumir Abdixhikun ishin në takim afër dy orësh dhe me këtë rast diskutuan për situatën e re politike pas aktgjykimit të Kushtetueses e cila efektivisht e anuloi dekretin presidencial dhe na mundësoi të mblidhemi në Kuvend e të vazhdojmë me seanca.

“Natyrisht që çështja kryesore që u diskutua dhe jo e vetmja, është pikërisht fakti që na kanë ngelur edhe tri javë për zgjedhjen e presidentit e duhet t’i maksimizojë përpjekjet.Takimi shkojë në një atmosferë dashamirëse dhe jemi të përcaktuar t’i shmangim zgjedhjet e reja sepse zgjedhjet e reja s’do të ishin zgjidhje për numrin prej 80 deputetësh. Është vështirë të paramendojmë një fushatë zgjedhore kur risjellim platformat e programet tona me po të njëjtat zotime e kërkojmë votën e të njëjtëve qytetarë për rezultat që e dimë se s’mund të jetë shumë ndryshe.Ne nuk e kemi më sfidë numrin prej 61 për formimin e qeverisë, por është sfidë tejet gjigante që një parti t’i ketë 80 deputetë  të mund të zgjedhë presidentin”,deklaroi ai.

Kurti ripërsëriti se fillimisht propozuan Glauk Konjufcën e më pas edhe Fatmire Mulhaxha-Kollçakun, por se nuk pati rezultat.

“Ne kemi bërë përzgjedhje të detyruara përbrenda subjektit ndërkohë kur nuk nxirrte askush propozim për kandidat dhe ndodhemi tani ku ndodhemi unë vazhdoj të jem optimist se me takime të tilla do të mund të arrijmë një marrëveshje politike, por këtë s’mund të them se e kemi sot por atmosferë konstruktive dhe dashamirësia për mos-zgjedhje të reja që s’janë zgjidhje më bën optimist për këto 3 javët e mbetura që uroj të mos i shfrytëzojmë deri në orën e fundit.Tash ne jemi udhëheqës të subjekteve që janë demokratike dhe jemi transparentë sa i përket takimit, por takimin duhet ta ruajmë konfidencialitetin e takimeve në momentin kur iniciativat sjellin rezultat konkret atëherë mund të përgjigjemi por derisa ky nuk është rasti nuk mund të flasim për mendime që i themi aty, e të cilat as nuk kanë sjellur dështim por as sukses. Përderisa jemi në këtë fazë gjithmonë do t’u njoftojmë për takimet që bëjmë por s’mund të flasim për emra konkret që s’kanë rezultuar me një marrëveshje politike në mes VV dhe LDK-së”,shtoi ai.

Kurti tha se “Unë vazhdoj ta kem qëndrimin e njëjtë që nëse kemi një emër të përveshëm dhe po synojmë të jenë 80 apo 81 veta në sallë në këtë legjislaturë ky do të ishte një rrezik tepër i madh. Vetëm një shumicë prej 84-85 do të na bënte komod për emrat e përveshëm për 80 deputetë që qëndrojnë në sallë e votojnë. Akoma besoj se numri 80-81 nuk është caku për të ecur përpara. Edhe më herët kam thënë se duhet të synojmë deri në ditën e fundit që t’i kemi.”.

Kurti para mediave pas këtij takimi ka thënë se do të përpiqet që të takohet edhe me kryetarin e PDK-së Bedri Hamzën.

“Presidenti nuk do të jetë vetëm i një parti, por as i dy partive- presidenti është shprehje e unitetit të popullit”, ka thënë Kurti.

Ai është pyetur nga gazetarët nëse do t’ia ofronte pozitën e Presidentit PDK-së.

“PDK asnjëherë nuk ka nxjerrë asnjë emër përpara nesh, ajo vetëm ka kërkuar që ne t’i besojmë në mënyrë absolute dhe të verbër absolute që dy kandidatët të jenë të PDK-së e të verbër që të mos na tregojnë emrin paraprakisht”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se kjo e bënë të pamundur marrëveshjen mes këtyre dy partive.

“Uroj që në komunikimet e takimet në vijim me kryetarin e PDK-së kjo të ndryshojë sepse s’mund të ketë marrëveshje politike për presidentin e ardhshëm përderisa nuk e thua asnjë emër”, ka thënë ai./Lajmi.net/