Kurti nuk komenton refuzimin e ftesës nga Abdixhiku- nuk përgjigjet as nëse do t’i thërrasë partitë e tjera opozitare për takim
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve që kishin të bënin me formimin e qeverisë së re të Kosovës. Kurti nuk u përgjigj as në pyetjen se a do të ftojë partitë e tjera opozitare për takim pas refuzimit të LDK-së Kurti vendosi që as sot të mos flasë për…

Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti nuk iu është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve që kishin të bënin me formimin e qeverisë së re të Kosovës.
Kurti nuk u përgjigj as në pyetjen se a do të ftojë partitë e tjera opozitare për takim pas refuzimit të LDK-së
Kurti vendosi që as sot të mos flasë për këtë temë, e as të komentojë refuzimin e ftesës që i bëri liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku për t’u takuar në lidhje me çështjen e formimit të institucioneve.
Ditë më parë kryeministri në detyrë i dërgoi një ftesë Lumir Abdixhikut për t’u takuar ku ndër të tjerash i ofroi si mundësoi disa orare të ndryshme.
Pavarësisht kësaj, Abdixhiku vendosi që mbrëmë përmes një postimi në Facebook të bëjë të ditur se ka refuzuar ftesën e Kurtit.
Ai në refuzimin që i bëri kësaj ftese ia përkujtoi Kurtit gjuhën përçarëse që kryeministri në detyrë përdorte përgjatë fushatës kundër tyre.
Kurti po qëndron tek Kompleksi Memorial “Dëshmorët e Koshares” në nderim të 26-vjetorit të Betejës së Koshares./Lajmi.net/