Kurti nuk dorëzohet, e thërret përsëri për takim Ardian Gjinin e Aleancës edhe pse e refuzoi disa herë

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti u është drejtuar krerëve të partive ish-opozitare për një takim, anipse vendi tashmë ka hyrë në shkelje kushtetuese, ligjore si dhe të vet rregullores së Kuvendit, duke mos u ftuar vazhdimi i seancës konstituive brenda afatit 48-orësh. Lajmin se Ardian Gjini ka pranuar ftesë nga Kurti, e ka konfirmuar për…

Lajme

11/08/2026 21:34

Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti u është drejtuar krerëve të partive ish-opozitare për një takim, anipse vendi tashmë ka hyrë në shkelje kushtetuese, ligjore si dhe të vet rregullores së Kuvendit, duke mos u ftuar vazhdimi i seancës konstituive brenda afatit 48-orësh.

Lajmin se Ardian Gjini ka pranuar ftesë nga Kurti, e ka konfirmuar për lajmi.net edhe zëdhënësi i Aleancës, Kushtrim Xhemaili.

“Po mund te ju konfirmojme se Kryetari i Aleances, Ardian Gjini ka pranuar mesazh ne Whatsapp nga kreu i LVV-se Albin Kurti dhe te njejtit i ka kthyer pergjigjje po ne Whatsapp.” – ka thënë Xhemaili.

Kurti e ka ftuar Gjinin për takim edhe disa herë të tjera, por që ai e ka refuzuar.

Gjini dhe Aleanca i kanë bërë publike disa pika që kanë kërkuar që VV t’i realizoj që të arrijnë marrëveshje për Presidentin.

Lajmi.net ka pyetur edhe te PDK dhe LDK nëse kanë marrë ftesë për takim, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. /Lajmi.net/