KMShK u bën thirrje mediave të respektojnë etikën: Të mos publikohen pamje që cenojnë dinjitetin e njeriut

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) u ka bërë thirrje mediave që gjatë raportimit të respektojnë Kodin e Etikës dhe të shmangin publikimin e pamjeve që cenojnë dinjitetin dhe integritetin e njerëzve. Në një thirrje drejtuar mediave, KMShK ka kërkuar që gjatë raportimit të merret parasysh interesi i publikut dhe të shmanget çdo…

Lajme

11/08/2026 21:56

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) u ka bërë thirrje mediave që gjatë raportimit të respektojnë Kodin e Etikës dhe të shmangin publikimin e pamjeve që cenojnë dinjitetin dhe integritetin e njerëzve.

Në një thirrje drejtuar mediave, KMShK ka kërkuar që gjatë raportimit të merret parasysh interesi i publikut dhe të shmanget çdo formë e raportimit sensacional.

“KMShK bën thirrje që mediat të raportojnë duke respektuar Kodin e Etikës dhe të mos ekspozojnë pamje jo të dinjitetshme që cenojnë integritetin e njeriut”, thuhet në njoftim.

Këshilli ka theksuar se në asnjë rast nuk duhet të publikohen përmbajtje joetike, të papërshtatshme apo denigruese.

KMShK ka kërkuar nga mediat që përgjegjësinë profesionale ta vendosin në qendër të raportimit, veçanërisht në rastet kur publikimi i pamjeve mund të cenojë dinjitetin e personave të përfshirë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: