Kurti nis me lëvdata: Ky kabinet qeveritar i ka të gjitha parakushtet që të jetë kabineti më i suksesshëm në Republikë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hapur mbledhjen e parë të kabinetit të ri qeveritar. Në fillim të mbledhjes Kurti ka përshëndetur të gjithë dhe tha se sipas protokollit kjo mbledhje do të duhej të ishte ceremonial, por sot po i kthehen punës. Më pas Kurti prezantoi një nga një gjithë kabinetin e ri qeveritar.…

Lajme

12/02/2026 10:51

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka hapur mbledhjen e parë të kabinetit të ri qeveritar.

Në fillim të mbledhjes Kurti ka përshëndetur të gjithë dhe tha se sipas protokollit kjo mbledhje do të duhej të ishte ceremonial, por sot po i kthehen punës.

Më pas Kurti prezantoi një nga një gjithë kabinetin e ri qeveritar.

“Shërbimi ndaj Republikës dhe qytetarëve me nder dhe përkushtim është nderi më i madh që do ta keni e do të gëzoni nga këto ulëse e nga zyrat tuja.Mësimet që kemi nxjerrë nga mandatet e kaluar dhe përvojën që kemi fituar më bëjnë të besoj se ky kabinet i ka të gjitha parakushtet që të jetë kabineti qeveritar më i suksesshëm në Republikën tonë që shumë shpejtë i mbush 18 vjet.Ju uroj për detyrën dhe pritjet që qytetarët kanë nga ne janë vetë standardi që kemi vendosur vetë ne, që duhet të nderojmë e të përmbushim çdo ditë”,deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.

Ai tha se sot do të bëhet miratimi i një liste të marrëveshjeve ndërkombëtarë që po presin në Kuvend nga viti i kaluar.

“Kuvendi u shpërbë pa u votuar këto marrëveshje e duke rrezikuar miliona euro. Sot po e riprocesojmë në Kuvend edhe projektligjin e buxhetit për vitin 2026. Në vlerë prej 4 miliardë euro”,shtoi ai./Lajmi.net/