Kurti në rolin e zëdhënësit të KQZ-së: Para se të votoni, shikoni ku e keni qendrën e votimit – bëni gati dokumentin – mos shkoni në vend të gabuar e të humbni kohë

Në prag të balotazhit të nesërm, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka dalë me një video-udhëzim për qytetarët, duke u kujtuar se si të verifikojnë qendrën e tyre të votimit – një detyrë që zakonisht i takon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). “Të dashur qytetarë, nesër votojmë. Por para se të nisemi për në vendvotime,…

Lajme

08/11/2025 21:17

Në prag të balotazhit të nesërm, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka dalë me një video-udhëzim për qytetarët, duke u kujtuar se si të verifikojnë qendrën e tyre të votimit – një detyrë që zakonisht i takon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

“Të dashur qytetarë, nesër votojmë. Por para se të nisemi për në vendvotime, secili prej nesh duhet ta dijë saktësisht ku voton”, ka thënë Kurti në videon e tij, duke udhëzuar qytetarët që të vizitojnë faqen qv.kqz-ks.org dhe të fusin të dhënat personale për të gjetur vendvotimin, transmeton lajmi.net.

Ai ka shtuar: “Mos u nisni pa kontrolluar. Mos rrezikoni të shkoni në vend të gabuar e të humbni kohë apo të krijoni radhë të panevojshme.”

Në fund të mesazhit të tij, Kurti nuk harroi as notën e zakonshme elektorale, duke i ftuar qytetarët të votojnë për numrin 105, kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa shtoi: “Bëni gati dokumentin, kontrolloni vendvotimin, votoni 105. Bashkë për Komunat!”

Ndërsa mesazhi i Kurtit synon informimin e qytetarëve, ai ka ngjallur edhe reagime ironike në rrjete, me shumë përdorues që vërejnë se kryeministri është “shndërruar në zëdhënës të KQZ-së” vetëm një ditë para zgjedhjeve./lajmi.net/