Kurti në RMV për nisjen e punimeve të autostradës Shkup-Bllacë: Po hedhen themelet e një lidhjeje të re mes dy vendeve tona
Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka shkuar në Maqedoninë e Veriut, për të marrë pjesë në nisjen e punimeve së pjesës së dytë të autostradës Shkup – Bllacë. Nga aty, në një deklarim për të pranishmit, Kurti, është shprehur i lumtur që ndodhet atje, duke lavdëruar këtë projekt, i cili, siç ka thënë…
Lajme
Kryeministri në detyrë i vendit, Albin Kurti, ka shkuar në Maqedoninë e Veriut, për të marrë pjesë në nisjen e punimeve së pjesës së dytë të autostradës Shkup – Bllacë.
Nga aty, në një deklarim për të pranishmit, Kurti, është shprehur i lumtur që ndodhet atje, duke lavdëruar këtë projekt, i cili, siç ka thënë ai ‘’do e forcojë më tepër’’ lidhjen infrastrukturore mes Kosovës dhe RMV’së.
‘’Jam i lumtur që ndodhem këtu bashkë me juve, në këtë moment kur po hedhen themelet e një lidhjeje të re dhe moderne mes dy vendeve tona. Autostrada Shkup – Bllacë, me 5 tunele, 8 ura, e 4 galeri, do ta forcojë shumë më tepër lidhjen infrastrukturore ndërmjet Kosovës dhe RMV’së.”, ka thënë Kurti.