Kurti “më patriotët” i quajti diasporën, ish këshilltari i Thaçit: Këta i fyejnë edhe ata që dje ishin të gatshëm ta japin jetën për vendin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në një takim në Frankfurt i ka quajtur si “më patriotët” diasporën. Për këtë ka reaguar ish këshilltari i ish presidentit Thaçi, Artan Behrami i cili ka thënë se Kurti nuk po e vlerëson ish-ushtarin e UÇK-së dhe ushtarin e FSK-së, Liman Musliun i cili ka humbur jetën sot…

Lajme

10/11/2024 20:12

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot në një takim në Frankfurt i ka quajtur si “më patriotët” diasporën.

Për këtë ka reaguar ish këshilltari i ish presidentit Thaçi, Artan Behrami i cili ka thënë se Kurti nuk po e vlerëson ish-ushtarin e UÇK-së dhe ushtarin e FSK-së, Liman Musliun i cili ka humbur jetën sot derisa po punonte në ndërtim jashtë FSK-së.

Behrami ka thënë se Musliu nuk punonte në diasporë por në Kosovë prandaj edhe nuk reagon kryeministri Kurti, shkruan lajmi.net.

Sipas Behramit, Kurti e sheh si patriot bashkëshortin e Presidentes, Prindon Sadriun i cili ka nënshtetësi të Australisë.

“Këta i fyejnë edhe ata që dje ishin të gatshëm ta japin jetën për këtë vend e sot humbin jetën për t’i mbajtur familjet e tyre, sepse qeveria e Kurtit e ka thelluar varfërinë dhe vendin po e çon drejt kolapsit”, ka shkruar Behrami në Facebook. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook: