Kurti: Masakra në Studime e Poklek, dëshmi e krimeve të kryera nga Serbia

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar masakrat e ndodhura në Studime të Vushtrrisë dhe në Poklek të Ri të Drenasit. Kurti ka deklaruar se këto dy masakra përbëjnë dëshmi të krimeve të kryera nga Serbia ndaj civilëve shqiptarë. “Më 31 maj 1999, forcat e armatosura të Serbisë masakruan 13 anëtarë të familjes…

Lajme

31/05/2026 18:50

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar masakrat e ndodhura në Studime të Vushtrrisë dhe në Poklek të Ri të Drenasit.

Kurti ka deklaruar se këto dy masakra përbëjnë dëshmi të krimeve të kryera nga Serbia ndaj civilëve shqiptarë.

“Më 31 maj 1999, forcat e armatosura të Serbisë masakruan 13 anëtarë të familjes Gërxhaliu në Studime të Vushtrrisë, nga 7 deri në 74 vjeç. Një vit më herët, më 31 maj 1998, dhjetë civilë shqiptarë u vranë dhe u zhdukën nga forcat e armatosura serbe në Poklek të Ri të Drenasit. Këto masakra janë dëshmi e krimeve të kryera nga Serbia ndaj popullsisë civile shqiptare, si dhe të rrugës së mundimshme të popullit tonë drejt çlirimit, pavarësisë dhe shtetësisë sonë. Ato mbeten kujtesë e përhershme e çmimit të lartë të lirisë që gëzojmë sot”, ka shkruar Kurti.

Ai ka theksuar se mbetet i përkushtuar ndaj drejtësisë, ruajtjes së së vërtetës historike dhe ndërtimit të një Republike gjithnjë e më të fortë.