Kurti: Kurrë marrëdhëniet Kosovë – ShBA nuk kanë qenë më të mira se tash

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë sot në tubimin elektoral të LVV-së në Ferizaj. Nga aty, Kurti ka folur edhe në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-ShBa, të cilat sipas tij “kurrë nuk kanë qenë më të mira”. “Kurrë nuk i kemi pasur marrëveshjen me ShBA-të më të mira se sa tash, kurrë s’ka përfituar…

Lajme

02/02/2025 22:44

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë sot në tubimin elektoral të LVV-së në Ferizaj.

Nga aty, Kurti ka folur edhe në lidhje me marrëdhëniet Kosovë-ShBa, të cilat sipas tij “kurrë nuk kanë qenë më të mira”.

“Kurrë nuk i kemi pasur marrëveshjen me ShBA-të më të mira se sa tash, kurrë s’ka përfituar Kosova nga këto marrëdhënie më shumë se me ne. Grantin mëtë madh e kem i marrë ne nga MCC, 202 milionë dollarë për bateri akumuluese”, tha Albin Kurti.

“E ata raportet me ShBA i përdornin për pushtet…ne i përdorim për shtet e jo pushtet. Për me ngjit shtetin lart e më lart”.