Kurti kthehet në Kosovë, i mbeten edhe pak ditë t’i sigurojë votat për kabinetin qeveritar
Pas qëndrimit disa ditorë në Mbretërinë e Bashkuar ku mori pjesë në Samitin e Berlinit që këtë herë u zhvillua në Londër, kryeministri në detyrë Albin Kurti është kthyer në Kosovë. Kurti me të kthyer në Prishtinë do të marrë pjesë në një ngjarje të organizuar të teknologjisë. “Edicioni i radhës i Festivalit të Teknologjisë,…
Lajme
Pas qëndrimit disa ditorë në Mbretërinë e Bashkuar ku mori pjesë në Samitin e Berlinit që këtë herë u zhvillua në Londër, kryeministri në detyrë Albin Kurti është kthyer në Kosovë.
Kurti me të kthyer në Prishtinë do të marrë pjesë në një ngjarje të organizuar të teknologjisë.
“Edicioni i radhës i Festivalit të Teknologjisë, DOKU.TECH 2025. Pjesëmarrjen e ka konfirmuar Kryeministri në Detyrë, Albin Kurti dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani”.
Ndryshe Kurti ka para vetes edhe pak ditë deri në momentin kur edhe i përfundon afati i fundit për mundësinë e formimit të qeverisë së re.
Kësisoj deri të dielën Kurti dhe Vetëvendosje me gjasë do të shterojnë të gjitha mundësitë që kanë për të siguruar votat e nevojshme për kabinetin qeveritar./Lajmi.net/