Kurti – kongresistit amerikan për vendimin e Speciales: Ka pasaktësi dhe gabime ligjore, duhet korrigjuar në Apel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me kongresistin amerikan Mike Lawle. Gjatë takimit me Lawle, Kurti ka diskutuar për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se vendimi përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime ligjore.Ai theksoi se…
Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili po qëndron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me kongresistin amerikan Mike Lawle.
Gjatë takimit me Lawle, Kurti ka diskutuar për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, duke thënë se vendimi përmban pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime ligjore.Ai theksoi se pretendimet për trafikim organesh, të përfshira në raportin e Dick Marty-t, nuk u përfshinë në aktakuzë nga Prokuroria.“Vendimi injoroi pretendimet fyese dhe të pabesueshme për trafikimin e organeve të raportit të Dick Marty-t, të cilat ishin aq të pabesueshme sa që nuk u ngarkuan as nga Prokuroria”, tha Kurti.Sipas tij, Gjykata Speciale gjithashtu ka rrëzuar akuzat për krime kundër njerëzimit.
“Ajo gjithashtu hodhi poshtë kategorikisht pretendimet e Prokurorisë për krime kundër njerëzimit”, u shpreh Kurti.Megjithatë, Kurti vlerësoi se gjetjet e tjera të aktgjykimit duhet të kundërshtohen në procedurën e Apelit.“Gjetjet e mbetura, megjithatë, u bazuan në pasaktësi faktike, keqkuptime historike dhe gabime ligjore. Ne presim që këto të korrigjohen plotësisht në apel”, deklaroi ai.
Aktgjykimi i shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK-së mund të ankimohet dhe procesi gjyqësor vazhdon në procedurat e apelit.
Në takimin me Lawler, Kurti ka diskutuar edhe për marrëdhëniet Kosovë-SHBA, investimet dhe situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Në takim ka marrë pjesë edhe deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi.
Ahead of UNGA81 High-Level Week in New York, I met with Congressman @RepMikeLawler to discuss Kosova-U.S. relations, investment, and the situation of Albanians in the Presheva Valley. I asked for his support in addressing the passivization of Albanian addresses in Serbia, which affects voting rights and access to official documents. MP Shaip Kamberi, the only Albanian member of Serbia’s National Assembly, also joined the meeting.
In addition, we discussed the judgment announced by the Specialist Chambers last week in the Hague. The judgment ignored the Dick Marty report’s offensive and implausible organ-trafficking claims, which were so far-fetched that they weren’t even charged by the Prosecution; and it also categorically rejected the Prosecution’s allegations of crimes against humanity. The remaining findings, however, were based on factual inaccuracies, historical misunderstandings, and legal errors. We expect these to be fully corrected on appeal.
— Albin Kurti (@albinkurti) September 21, 2026