Kurti: Ka mundësi edhe për gabime teknike se janë njerëzore, por s’duhet amnistuar askush nga manipulimet e qëllimshme me vota
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është pyetur në lidhje me hetimet që po bëhen për manipulim të votave në kuadër të rinumërimit për votat e kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet nacionale. Kurti u pyet se si do të veprojë për kandidatët që vërtetohet që kanë manipuluar me votat në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Kurti deklaroi…
Lajme
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është pyetur në lidhje me hetimet që po bëhen për manipulim të votave në kuadër të rinumërimit për votat e kandidatëve për deputetë nga zgjedhjet nacionale.
Kurti u pyet se si do të veprojë për kandidatët që vërtetohet që kanë manipuluar me votat në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Kurti deklaroi se hetimit duhet t’i shkohet deri në fund dhe se s’ka amnisti për këdo që ka manipuluar.
“Së pari ekzistojnë proceset e sistemit të drejtësisë dhe ne jemi të hapur për të gjitha hetimet që do të zhvillohen. Është e rëndësishme të ritheksohet se s’ka amnisti për këdo që ka manipuluar dhe hetimet le të shkojnë deri në fund ne jemi aty për të bashkëpunuar me ata që do të kryejnë hetimin që të zbardhet e vërteta e të zbardhen drejtësia sepse vota është e shenjtë.Në Vetëvendosje ekziston edhe komision disiplinor që është komision statutor dhe të cilët nuk janë organe të Kryetarit, por të organit më të lartë që është Këshilli i Përgjithshëm, kur t’i kemi të dhënat e plota padyshim se do të shihet nëse ka material edhe për ata por tani nuk mund të themi”,deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.
Ai tha se janë disa komuna në të cilat janë më të përqendruara këto manipulime.
“Dhe duhet të bëjmë ndarjen në mes gabimeve të mundshme teknike edhe pse tek e fundit janë njerëzore edhe pse s’janë të mira me ato manipulime të qëllimshme e madje edhe të organizimit prej më shumë se dy personave për manipulim.”,shtoi ai./Lajmi.net/