Kurti: I kam thënë Abdixhikut, eja në vend të Glaukut dhe ecim përpara – opozita nuk ka nënshkrime as për kandidat presidencial

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke komentuar mungesën e konsensusit mes grupeve parlamentare. Ai ka thënë se partitë opozitare nuk kanë as nënshkrimet e nevojshme për të propozuar një kandidat për president, raporton lajmi.net Ai tha tutje se i ka thënë Abdixhikut të shkojë në vend…

Lajme

21/04/2026 12:36

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit, duke komentuar mungesën e konsensusit mes grupeve parlamentare.

Ai ka thënë se partitë opozitare nuk kanë as nënshkrimet e nevojshme për të propozuar një kandidat për president, raporton lajmi.net

Ai tha tutje se i ka thënë Abdixhikut të shkojë në vend të Glaukut e të ecin përpara.

“A e dini që unë i kam thënë Abdixhikut, eja në vend të Glaukut dhe ecim përpara. Neve na është thënë qe s’mund të bashkëqeverisim, sepse po i mbani tri pozitat, ne i tham po i mbajmë dy pozita pra. Ata nuk i kanë as nënshkrimet për Presidentin. Nuk munden as me apliku, e po dojnë me hi në punë“, tha ai./Lajmi.net/