Kurti hapet për “pazare” me pozita, PDK-së i ka propozuar ‘rrokadën’ Çitaku-Haxhiu, për ta bërë Hamzën kryeparlamentar dhe të fitoi një votë më shumë në kryesi të Kuvendit

Kryeministri Albin Kurti ka folur për ofertat politike drejtuar Partia Demokratike e Kosovës, duke propozuar një rishpërndarje të pozicioneve institucionale. Ai ka treguar se çfarë oferte i ka bërë PDK-së, që të ua siguroj votat për president, transmeton lajmi.net. “PDK ja duhet ta kuptojë që i ka 22 deputetë dhe duhet ta mirëkuptoni edhe pozitën…

Lajme

21/04/2026 12:53

Kryeministri Albin Kurti ka folur për ofertat politike drejtuar Partia Demokratike e Kosovës, duke propozuar një rishpërndarje të pozicioneve institucionale.

Ai ka treguar se çfarë oferte i ka bërë PDK-së, që të ua siguroj votat për president, transmeton lajmi.net.

“PDK ja duhet ta kuptojë që i ka 22 deputetë dhe duhet ta mirëkuptoni edhe pozitën time të vështirë… Në vitin 2026 do të duhej të sillemi me këtë rezultat. I kam ofruar kryetarit Hamza që të bëhet një rrokadë mes Albulena Haxhiu dhe Vlora Çitaku. Pra lirisht le ta bën PDK-ja Bedri Hamza kryetar të Kuvendit dhe Albulena Haxhiu të bëhet në vend të Vlora Çitakut, katër veta në VV kanë më shumë vota se Bedri Hamza”, tha Kurti.

Ai përmendi edhe raportin e votave brenda Lëvizja Vetëvendosje, duke theksuar se disa prej figurave të kësaj partie kanë marrë më shumë vota se Hamza./lajmi.net/