Kurti: Gazetarja na ndiqte nëpër ara e po më pyeste për Lajçakun, por traktoristi tundi kokën dhe i dha gaz traktorit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Gjilanit. Pas takimit që pati me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ai u nis drejt fshatit Miresh të Gjilanit, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci. Përmes një publikimi në Facebook, Kurti foli për takimin me qytetarin që sivjet po i mbjellë 10 hektarë…

Lajme
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Gjilanit.
Pas takimit që pati me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, ai u nis drejt fshatit Miresh të Gjilanit, bashkë me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci.
Përmes një publikimi në Facebook, Kurti foli për takimin me qytetarin që sivjet po i mbjellë 10 hektarë me grurë e 10 të tjera me misër.
Duke folur për rendimentet dhe të mbjellat, Kurti shkroi diçka që nuk lidhej fare me këtë.
Ai tha se teksa po bisedonin me bujqit, një gazetare po i ndiqte nëpër ara.
“Teksa bisedonim me bujqit, gazetarja që na ndiqte nëpër ara po më pyeste me insistim për Lajçakun. Unë e pyeta traktoristin për Lajçakun, por ai tundi kokën e i dha gaz traktorit”,shkroi Kurti./Lajmi.net/