Kurti e thotë edhe sot: Nëse nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se dështimi për zgjedhjen e presidentit të ri mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja, por ka theksuar se një skenar i tillë është i panevojshëm. Kurti ka thënë se Kuvendi aktual e ka mandatin dhe përgjegjësinë për të zgjedhur presidentin apo presidenten e re, duke nënvizuar…

Lajme

25/09/2026 13:32

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se dështimi për zgjedhjen e presidentit të ri mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja, por ka theksuar se një skenar i tillë është i panevojshëm.

Kurti ka thënë se Kuvendi aktual e ka mandatin dhe përgjegjësinë për të zgjedhur presidentin apo presidenten e re, duke nënvizuar se në Kosovë nuk zhvillohen zgjedhje të drejtpërdrejta presidenciale.

“Nëse nuk do të arrijmë të zgjedhim president të ri, do të shkojmë në zgjedhje. Zgjedhjet e reja janë të panevojshme. Kemi Kuvend dhe ky Kuvend mund t’i japë vendit president ose presidente. Duhet ta kuptojmë se në Kosovë nuk ka zgjedhje presidenciale. Pse të shkojmë sërish në zgjedhje për ta konstituuar Kuvendin që s’mund të zgjedhë president?”, ka thënë ai.

“Qytetarët kanë përcaktuar përgjegjësinë e secilit subjekt në Kuvend. Askujt nuk i kanë dhënë përgjegjësi absolute, rrjedhimisht secili subjekt ka përgjegjësi sipas peshës së votës së qytetarëve. Sipas njoftimit të pardjeshëm të Gjykatës Kushtetuese, afati për zgjedhjen e presidentit është deri më 6 tetor. Nëse nuk do të arrijmë të zgjedhim president të ri, do të shkojmë sërish në zgjedhje, që do të jenë zgjedhjet e katërta brenda dy viteve. Zgjedhjet e reja janë të panevojshme. Ne tashmë kemi kryetar të Kuvendit dhe kemi qeveri të zgjedhur, dhe ky Kuvend mund t’i japë vendit president apo presidente. Duhet ta kuptojmë që në Kosovë nuk kemi zgjedhje presidenciale. Zgjedhjet e reja do të jenë sërish për Kuvend e për qeveri dhe jo për president, pasi zgjedhja e presidentit bëhet nga Kuvendi. Pse të shkojmë sërish në zgjedhje për të konstituuar sërish Kuvendin, i cili nuk arrin të zgjedhë president? Nuk duhet të shkojmë vazhdimisht në zgjedhje vetëm për të konstatuar rezultate të njëjta”, shtoi Kurti./Lajmi.net/