Kurti e “mashtroi” Avni Zogianin – para 3 muaje e prezantoi për ministër, sot e la jashtë
Në tetor të vitit të kaluar, kryetari i VV-së, Albin Kurti edhe pse nuk i kishte votat, kishte bërë ekspozenë e tij dhe kishte propozuar kabinetin para deputetëve, duke kërkuar mbështetje nga opozita pa asnjë marrëveshje politike. Në mesin e ministrave të propozuar atëherë ishte edhe Avni Zogiani, transmeton lajmi.net. Zogiani ishte prezantuar si ministër…
Lajme
Në tetor të vitit të kaluar, kryetari i VV-së, Albin Kurti edhe pse nuk i kishte votat, kishte bërë ekspozenë e tij dhe kishte propozuar kabinetin para deputetëve, duke kërkuar mbështetje nga opozita pa asnjë marrëveshje politike.
Në mesin e ministrave të propozuar atëherë ishte edhe Avni Zogiani, transmeton lajmi.net.
Zogiani ishte prezantuar si ministër i Arsimit në tetor. Por, sot kur u votua “Kurti 3”, emri i tij nuk është askund në kabinetin qeveritar.
Ministër i Arsimit u bë Hajrulla Çeko, duke e zëvendësuar Arbërie Nagavcin. Pse s’u propozua më emri i Avni Zogianit nuk dihet. Mbetet të shihet nëse do të ketë reagim në ditët e ardhshme./lajmi.net/