Kurti e kërkonte publikisht largimin e tij nga pozita e kryeprokurorit, Nagavci tenton t’i hedhë “hi syve” qytetarëve: S’kemi gishtë në shkarkimin e Isufajt

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka komentuar shkarkimin e Blerim Isufajt nga detyra. Nagavci, në Kanal10 ka thënë se institucionet përkatëse janë të pavarura dhe se vendimet e tyre merren në kuadër të mandatit dhe kompetencave që kanë. “Këto janë institucione të pavarura dhe e përfundojnë detyrën e tyre në kuadër…

Lajme

02/10/2026 22:31

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka komentuar shkarkimin e Blerim Isufajt nga detyra.

Nagavci, në Kanal10 ka thënë se institucionet përkatëse janë të pavarura dhe se vendimet e tyre merren në kuadër të mandatit dhe kompetencave që kanë.

“Këto janë institucione të pavarura dhe e përfundojnë detyrën e tyre në kuadër të mandatit dhe unë besoj që ky është vendim i organeve kompetente që e kanë shqyrtuar dhe nuk mund të them që Lëvizja Vetëvendosje ka gisht në këtë shkarkim të Blerim Isufajt”, tha Nagavci.