Kurti: Duam të rrisim prodhimin në vendin tonë dhe të eksportojmë sa më shumë jashtë tij

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sonte u takua me përfaqësues të komunitetit të biznesit, ekspertë dhe ndërmarrës, nga Kosova e Polonia. Takimi u realizua në prag të Forumit të Tretë Ekonomik Kosovë-Poloni, nikoqir i të cilit është Kosova, shkruan IndeksOnline.   Përpara të pranishmëve, kryeministri pohoi se qëllim është rritja e prodhimit në…

Lajme

17/11/2026 22:18

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sonte u takua me përfaqësues të komunitetit të biznesit, ekspertë dhe ndërmarrës, nga Kosova e Polonia.

Takimi u realizua në prag të Forumit të Tretë Ekonomik Kosovë-Poloni, nikoqir i të cilit është Kosova, shkruan IndeksOnline.

 

Përpara të pranishmëve, kryeministri pohoi se qëllim është rritja e prodhimit në vendin tonë dhe eksportimi jashtë tij.

“Nuk duam të jemi vetëm treg për të tjerët, por të ofrojmë produkte, shërbime dhe të bëhemi partnerë nëpërmjet investimeve në Republikën e Kosovës” shkroi Kurti.