Kurti: Do të angazhohemi që shteti ynë të jetë shtet social

I nominuari i Lëvizjes Vetëvendosje për Kryeministër, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me qytetarë të Prishtinës këtë mbrëmje.

Lajme

19/09/2019 19:07

Ai ka thënë se Qeveria me të në krye do të mendoj për qeverisjen e cila shkon në shërbim të qytetarëve, njofton Klan Kosova.

“Ndër prioritetet tona e theksojmë luftën kundër korrupsionit të lartë dhe krimit të organizuar që ka shkaktuar viktima të paqes dhe ka pamundësuar investime në ekonomi dhe punësimin e të rinjve. Na nevojitet Vettingu në prokurori, gjyqësi, polici dhe inteligjencë. Në prioritete tona e theksojmë edhe lidhjen midis ekonomisë dhe arsimit. Kemi mbi 20 mijë vajza e djem që kanë mbaruar universitetin dhe nuk gjejnë askund punë”.

Kurti ka theksuar se synojnë që Kosova të jetë shtet social.

“Gjithashtu nga shtesat për fëmijë, sigurimi shëndetësor, pesëfishimi i inspektorëve të punës… Do të angazhohemi që shteti ynë të jetë shtet social. Ta ketë karakterin universal dhe solidar”.

“Prioritetet tona është që të bëjmë hov drejt integrimeve evropiane ku kemi pasë ngecje”.

“Më 6 tetor le të votojmë, e fitojmë e festojmë bashkë”.