Kurti dje vendosi lule tek busti i Rugovës, reagon Gashi: Istogu nuk harron se dikur ai çirrej kundër tij, siç çirret sot kundër LDK-së

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dje realizoi fushatën zgjedhore në Istog. Përpos disa takimeve që pati atje, ai shkoi edhe tek pjesa e qytetit ku qëndron busti i ish-presidentit Ibrahim Rugova. E në lidhje me këtë ka reaguar edhe kandidati për deputet i LDK-së, Arben Gashi. Ai tha se Istogu, që është vendlindja e presidentit…

Lajme

17/01/2025 10:53

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti dje realizoi fushatën zgjedhore në Istog.

Përpos disa takimeve që pati atje, ai shkoi edhe tek pjesa e qytetit ku qëndron busti i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

E në lidhje me këtë ka reaguar edhe kandidati për deputet i LDK-së, Arben Gashi.

Ai tha se Istogu, që është vendlindja e presidentit Rugova është shembull i urtësisë dhe mençurisë së Rugovës.

Ai përmendi vendosjen e luleve tek busti i Rugovës nga Kurti, derisa thotë se mos t’i shkojë mendja se vendlindja e Rugovës harron se “dikur ai çirrej kundër tij, ashtu siç çirret sot cdo ditë kundër LDK-së”.

“Dje, atje, ai që sot veç çirrja i ka mbetur, paska vendosur lule te busti i Presidentit Rugova. Por mos t’i shkojë mendja se vendlindja e Ibrahim Rugovës harron se dikur ai çirrej kundër tij, ashtu siç çirret sot çdo ditë kundër LDK-së”./Lajmi.net/