Kurti: Demonstratat e 1989-tës treguan rezistencën e popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar demonstratat e datës 26 dhe 27 mars të 1989-tës. Ai ka thënë se këto demonstrata janë simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe. “Mes kapitujve të historisë së shtypjes së shqiptarëve të Kosovës nga Serbia pushtuese dhe të rezistencës e kryengritjes së popullit të Kosovës…

Lajme

28/03/2024 08:56

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar demonstratat e datës 26 dhe 27 mars të 1989-tës.

Ai ka thënë se këto demonstrata janë simbol i rezistencës së popullit të Kosovës ndaj shtypjes serbe.

“Mes kapitujve të historisë së shtypjes së shqiptarëve të Kosovës nga Serbia pushtuese dhe të rezistencës e kryengritjes së popullit të Kosovës për liri, sot i kujtojmë demonstratat popullore të vitit 1989, në 35-vjetorin e tyre”, ka shkruar Kurti.

Ai ka kujtuar të vrarët në këtë demonstratë.

“Më 27 dhe 28 mars të vitit 1989, policia e Serbisë i shtypi demonstratat paqësore të shqiptarëve gjithandej Kosovës, ku vetëm gjatë atyre dy ditëve u vranë 25 demonstrues dhe u plagosën 603 të tjerë. Ata po kërkonin të drejtat e tyre politike, duke e kundërshtuar shtypjen politike dhe instalimin e regjimit diskriminues dhe kriminal të Serbisë, që vetëm katër ditë më parë ia kishte suprimuar autonominë Kosovës. Në ditët që i pasuan këto demonstrata, 1200 demonstrues shqiptarë u burgosën pas gjyqesh politike”, ka shkruar Kurti në Facebook.

Postimi i plotë: