Kurti cakton Hysen Durmishin U.D. të ministrit të Infrastrukturës

ZKM ka njoftuar se kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka caktuar Hysen Durmishin U.D. të ministrit të Infrastrukturës, pasi Liburn Aliu dha dorëheqje. “Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ushtrues të detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit…

Lajme

27/08/2025 17:59

ZKM ka njoftuar se kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka caktuar Hysen Durmishin U.D. të ministrit të Infrastrukturës, pasi Liburn Aliu dha dorëheqje.

“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ushtrues të detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes dhe lirimit nga detyra të ministrit të këtij dikasteri, Liburn Aliu. Kryeministri Kurti e uron z. Durmishi për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave.”

Aliu tha se ka marrë vendim për dorëheqje pas zgjedhjes së Dimal Bashës në krye të kuvendit.