Kur të mbaroj pandemia, a do të kemi mësuar diçka?

Mbi të gjitha, na mësoi të jemi mirënjohës.

Lifestyle

10/12/2020 12:18

Një ditë, pandemia e koronavirus të ketë përfunduar. Por nga ku qëndrojmë tani mundtë na duket e pabesueshme që ne do të kthehemi në normalitet, shkruan “WashingtonPost”.

Të shkojmë në kinema, të mblidhemi me miqtë, të hymë në një dyqan pa pasur frikë se do të infektohemi, të gjitha tingëllojnë shumë bukur, transmeton lajmi.net.

Një ditë do iu tregojmë fëmijëve dhe nipave tanë se si bota ndaloi në vitin 2020 dhe se vuajtëm shumë. Të mendosh për të ardhmen në këtë mënyrë me të vërtetë na jep shpresë.

Ne akoma jemi duke e përballuar pandeminë shumë keq dhe duke vuajtur, por një ditë gjithë kjo do të jetë thjeshtë një kujtim i hidhur.

Pandemia na ka mësuar shumë deri më tani. Na ka mësuar se çfarë jete të mirë kemi dhe të jemi mirënjohës për çdo detaj të jetës tonë normale.

Edhe pse të kthehemi në “normalitet” do të duhet edhe disa vite, ai normalitet nuk do të jetë i njëjti kurrë më sepse ne kemi mësuar të jetojmë në moment.

Kur gjithçka të mbaroj, ne do të jemi shumë më të vetëdijshëm për jetën, më të kujdesshëm me të dashurit tonë sepse do e dimë që nuk do t’i kemi për gjithmonë.

Do të qeshim më shumë, do të kënaqemi më shumë, do të jemi mirënjohës për shëndetin tonë dhe të dashurve tonë.

Pandemia me të vërtetë na ka shkaktuar shumë humbje dhe vështirësi, por një ditë gjithë kjo do të jetë një dhuratë që na mësoi se si të ndihemi me fat për jetën tonë.

Ky mendim optimist, do e bëjë më të lehtë për ju edhe të tejkaloni këtë kohë të vështirë dhe të ndjeni sado pak atë shkëndijën e lumturisë kur të mendoni për normalitetin që do t’i kthehemi së shpejti. /Lajmi.net/