Kur shikoni filma për të rritur, keni kujdes nga kjo gjë

Përdoruesit e sistemit operativ 'Windows' po paralajmërohen të kenë kujdes nga një virus, përgjatë kohës kur shikojnë filma për të rritur.

Auto & Tek

11/08/2019 22:00

Kjo, pasi që personat që bien viktimë e saj mund të incizohen përgjatë asaj kohe dhe të shantazhohen nëpërmjet videove, të realizuara nga hakerët, transmeton lajmi.net.

Virusi, i quajtur Varenyky, ka ngjallur frikë që hakerët mund të përdorin pamjet për të zhvatur para, tha kompania e antivirusëve ESET.

Studiuesit gjithashtu kanë parlajmëruar se virusi në fjalë mund të vjedhë fjalëkalime dhe të hyjë në llogari të imellave elektronike, në mënyrë që t’ua dërgojë videot viktimave.

Sidoqoftë, ESET thonë se mesazhet përmbajnë gënjeshtra, për shkak të malware-it, të cilët kanë fuqinë për të regjistruar ekranin – jo viktimën.

Videoja ngarkohet më pas në një server në një rrjet Tor – por nuk dihet se çfarë bëjnë hakerët më pas me të. /Lajmi.net/