Kur Ryva Kajtazi ia “huq” me gjuhën angleze (Foto)
Këngëtarët në shumë raste kanë të bëjnë me gjuhën angleze dhe deshën apo nuk deshën duhet të njohin pak nga gjuha angleze.
ShowBiz
Dhe në shumë raste ata/ato kanë dëshmuar se e njohin mirë. Por çfarë ndodhi sot me këngëtaren Ryva Kajtazi e cila duket sikur ia “huqi” me fjalën ‘Ready’ duke e shkruar ‘Redy’ ashtu si edhe lexohet, transmeton Indeksonline.
Ka mundësi që Ryva këtë ta ketë gabuar nga shpejtësia e të shkruarit sepse sigurisht ajo njeh gjuhën angleze dhe di si të shkruhet fjala ‘Ready’. Por kjo gjë bije në sy në momentin e parë që shikon videon.
Ndërsa këngëtarja në këtë video ka paralajmëruar se është duke sjellë diçka të re për të gjithë fansat e saj që tash e disa kohë janë duke pritur ndonjë këngë nga ana e saj. Duhet kujtuar se Ryva është edhe një femër biznesi që ka krijuar mirë karrierën e saj.
