Kuvendi i Kosovës nesër mban dy seanca, njëra i dedikohet Eliot Engel tjetra ka 10 pika të rendit të ditës

Kuvendi i Kosovës, nesër do të mbaj dy seanca. Seanca e parë fillon nga ora 10:00 dhe është ceremoni përkujtimore në nderim të kongresmenit amerikan, Eliot Engel. Seanca e dytë fillon nga ora 11:00 dhe i ka 10 pika të rendit të ditës. Këto janë pikat e rendit të ditës: 1. Miratimi i procesverbalit nga…

Lajme

23/04/2026 16:34

Kuvendi i Kosovës, nesër do të mbaj dy seanca.

Seanca e parë fillon nga ora 10:00 dhe është ceremoni përkujtimore në nderim të kongresmenit amerikan, Eliot Engel.

Seanca e dytë fillon nga ora 11:00 dhe i ka 10 pika të rendit të ditës.

Këto janë pikat e rendit të ditës:

1. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
2. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
3. Pyetjet parlamentare,
4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 10/L-034 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 2. të Marrëveshjes
Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Programin IPA 2020,
5. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 1O/L-O35 për Ratifikimin e Amendamentit Nr. 1. të Marrëveshjes
Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për programin IPA 2019, pjesa
e dyte, objektivi 1,
6. Zgjedhja e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,
7. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
8. Zgjedhja e anëtarëve ne Komisionin e Pavarur të Mediave,
9. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit
shqiptar në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, në përputhje me standardet evropiane,
10. Propozimi i Grupit parlamentar “Multietnik” për zëvendësimin e deputetëve në komisione
parlamentare.