Kur prindërit i bëjnë fëmijët të provojnë filterët e frikshëm të Snapchat (Video)

Një video e cila shfaqë atë se si prindërit i kanë përdorur filterët e frikshëm të Snapchat për t’i frikësuar fëmijët është bërë hit në mediat sociale – me prindërit të cilët u kritikuan shumë nga komentuesit e videos.

Fun

01/10/2015 15:38

Videoja shfaqë reagimet e fëmijëve të cilët tronditen dhe shpërthejnë në lot pasi i shohin fytyrat e tyre si përbindësha tmerrues duke i përdorur filterët e rinj që Snapchat i ka prezantuar.

Kjo video është shpërndarë rreth 250,000 herë në Facebook, transmeton lajmi.net.

Shumë përdorues të rrjeteve sociale e kanë kritikuar këtë veprim të këtyre prindërve, por disa të tjerë e kanë parë këtë si argëtuese.

Shikojeni videon: