Të Infektuar: 103.124

Të Shëruar: 89.648

Të Vdekur: 2.110

Kur mund të kryeni marrëdhënie seksuale pasi keni lindur

15:00 | 3 Mars 2021

Kushtojini pak kohë njëri-tjetrit para se të nisni ditën, apo ndërkohë që bëheni gati për të shkuar në shtrat.

Trupi i femrës do kohë që të vijë sërish në formë, qoftë nëse lind në mënyrë natyrale, qoftë me prerje cezariane, shkruan libri Udherrefyes per nje shtatzeni te shendetshme”.

Shumë mjekë rekomandojnë që të mos kryeni marrëdhënie pa kaluar katër deri në gjashtë javë, transmeton lajmi.net.

Gjatë kësaj kohe, qafa e mitrës mund të mbyllet plotësisht dhe çdo hapje apo lëndim mund të jetë mbyllur dhe shëruar.

Qëndrojini sa më pranë njëri-tjetrit: mund ta ruani intimitetin në shumë mënyra. Mundohuni që gjatë ditës të lidheni me njëri-tjetrin me anë të telefonatave të shkurtra, duke dërguar mesazhe elektronike apo mesazhe në telefonin celular.

Kushtojini pak kohë njëri-tjetrit para se të nisni ditën, apo ndërkohë që bëheni gati për të shkuar në shtrat.

Kur të jeni gati për të kryer marrëdhënie, merreni sa më qetë dhe përdorni kontraceptivë, që të parandaloni ndonjë shtatzëni tjetër. /Lajmi.net/