Kur Lewandowski nderonte Gerd Muller, pasi theu rekordin historik të tij

Sot futbolli gjerman mori një lajm të kobshëm, pasi ndërroi jetë legjenda më e madhe gjermane, Gerd Muller.

Sport

15/08/2021 15:25

Muller ishte padyshim një nga sulmuesit më të mëdhenjë të të gjitha kohërave, pasi statistikat e tij se çfarë kishte bërë në të kaluarën e shpjegojnë më së miri këtë gjë.

566 gola në 607 ndeshje për Bayern dhe 68 gola në 62 ndeshje për kombëtaren gjermane, e shpjegojnë më së për çfarë sulmuesi bëhej fjalë.

Ai kishte një rekord të pabesueshëm edhe në Bundesliga, ku kishte realizuar 365 gola në 427 ndeshje, duke prirë bindshëm i pari si i pakontestueshëm golashënuesi më i mirë në histori të kësaj lige, shkruan lajmi.net.

Pas Muller, vie Robert Lewandowski që ka shënuar më shumë gola në histori të Bundesligës, me 278 të realizuara, që është ende shumë larg legjendës, dhe vështirë se mund ta përmbysë këtë duke e ditur se tashmë Lewa është 32-vjeçar.

Sidoqoftë, nëse këtë nuk mund të thyej polaku, ai veçse ka thyer një rekord tjetër të legjendës, që do të mbahet mend përgjithmonë: Më së shumti gola të shënuara përgjatë një sezoni në histori të Bundesligas.

Polaku 32-vjeçar arriti të thyej rekordin historik të Muller i cili e kishte vendosur në sezonin e largët 1971-72 me 40 gola.

Lewa në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar ndaj Augsburg, saktësisht në muajin Maj, shënoi golin në minutat shtesë në fitoren 5-2, për të arritur shifrën e 41 golave për sezonin 2020-21 në ligën gjermane, dhe që nënkuptonte se ai theu rekordin e Muller, diçka që e kishte bërë si objektiv atë sezon, duke e parë formën mbresëlënëse që kishte.

Pas këtij goli dhe pas përfundimit të asaj ndeshjes, Lewandowski kishte veshur një bluzë për të kujtuar përherë Muller, pasi i’a theu rekordin, me mbishkrimin: “Përgjithmonë Gerd”.

Padyshim se Gerd Muller do të jetë një legjendë e pavdekshme, dhe do të jetë i pakontestueshëm si legjenda më e madhe e futbollit gjerman. /Lajmi.net