Kur Kurti premtonte: RTK-së do t’ia shtojmë kontrollin financiar e do t’ia heqim kontrollin politik
Gazetari i RTK-së Behxhet Begu, ka ndarë një sekuencë të intervistës së tij me Kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili në vitin 2015 kur po zhvillohej intervista, premtonte se RTK-së, do t’ia heq kontrollin politik e do t’ia bënte zgjidhjen për financa. Por, kur Kurti erdhi në pushtet, në fakt RTK u bë me…

Lajme
Gazetari i RTK-së Behxhet Begu, ka ndarë një sekuencë të intervistës së tij me Kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili në vitin 2015 kur po zhvillohej intervista, premtonte se RTK-së, do t’ia heq kontrollin politik e do t’ia bënte zgjidhjen për financa.
Por, kur Kurti erdhi në pushtet, në fakt RTK u bë me Drejtor, pikërisht politik e pastër partiak, pasi aty erdhi Rilind Gërvalla, aktivist i Vetëvendosjes, e zgjidhja për buxhetin nuk u bë asnjëherë.
Në dritën e kësaj, gazetari Begu ka ndarë në tri kategori njerëzit që kanë kontribouar ose jo për RTK-në.
“Disa kanë dëshmi se janë angazhuar me zemer për RTK-në, disa krekosen pasi kanë fituar privilegje, të tjerët kanë premtuar por….
Disa momente nga një intervistë produktive, me ish Kryeministrin Kurti më 2015, kur ai ishte në opozitë.
Të dy jemi plakur kapak, po fjaltë dhe premtimet për ineresin publik nuk bën me i harru, as me i ndryshu!”, shkroi ai.