​Kur do të emërohen drejtorët e rinj në Komunën e Prishtinës, flet Përparim Rama

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se së shpejti do të zyrtarizohet koalicioni për qeverisje në lokale në kryeqytet, LDK-PDK-AAK-Nisma dhe Lidhja për Prishtinën. I pyetur nga KosovaPress për emërimin e drejtorëve të drejtorive në komunë dhe koalicionin e mundur, Rama u shpreh se komuna po funksionon me nënkryetarë e drejtorë dhe…

Lajme

15/02/2026 19:04

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se së shpejti do të zyrtarizohet koalicioni për qeverisje në lokale në kryeqytet, LDK-PDK-AAK-Nisma dhe Lidhja për Prishtinën.

I pyetur nga KosovaPress për emërimin e drejtorëve të drejtorive në komunë dhe koalicionin e mundur, Rama u shpreh se komuna po funksionon me nënkryetarë e drejtorë dhe se pritet koalicioni me këto subjekte politike.

“Ne e kemi nënkryetarët, drejtorët dhe jemi duke funksionuar duke punuar në kryeqytet pa asnjë problem. Unë kam kërkuar publikisht nga të gjitha partitë politike që të bashkohen, të bëjmë një koalicion të gjerë që të shtyjmë proceset përpara në kryeqytet dhe kjo me siguri se do të bëhet shumë shpejt”, tha Rama në një përgjigje për KosovaPress.

Zgjedhjet lokale në vend janë mbajtur më 12 tetor 2025, dhe ende Prishtina nuk ka emëruar drejtorët e rinj në komunë.