Kupton në Facebook se… ka vdekur
Candice Haines nuk ka vdekur. Ajo është shitëse dhe bën selfie, gjëra që një i vdekur nuk mund t’i bëjë.
Fun
Candice, 32 vjeç zbuloi në Facebook një histori që rrëfente se ajo kishte ndërruar jetë. E shokuar ajo gjeti një fotografi të sajën bashkangjitur një lajm në faqen e Daily Records. Faqja e kishte ngatërruar Candice me një tjetër grua të quajtur Michelle Ashby e cila janarin e kaluar fatkeqësisht vdiq nga një sëmundje.
Edhe Candice ka vuajtur nga e njëjtja sëmundje dhe mendon se kjo ngaterresë mund të jetë bërë pasi ajo ka qënë në lajme në vitin 2015, ku fliste për një operacion që i shpëtoi jetën.
“U zgjova të martën nga telefonata e babait, njerëzit që i kishin thënë se unë kisha vdekur. Jam mëse e befasuar. Më duhej të shkruaja në Twitter dhe Facebook se jam gjallë”, rrëfen ajo./tch