Kuptimet e vijave në duar
Pema e dorës tregon gjendjen emocionale, fizike dhe psikike të jetës së njeriut.
Fun
Dora juaj mund të tregojë shumë për personalitetin dhe mënyrën e veprimit në jetën tuaj. Nëse i hidhni një sy dorës do të shikoni vija të ndryshme që duken si pemë, transmeton lajmi.net.
Metoda e leximit të vijave të dorës është praktikuar shumë vite më parë në Azi, Babiloni, Izrael, dhe Persi.
Vija e zemrës – Kjo është vija e quajtur edhe si vija e dashurisë, tregon gjendjen emocionale dhe shëndetësore të një personi.

Vija e kokës – Kjo është vija që tregon gjendjen psikike të njeriut, shquhet si vija më e rëndësishme.

Vija e jetës – Kjo është vija e parë që njerëzit dëshirojnë të shikojnë. Vija tregon gjërat më të rëndësishme në jetë duke përfshirë edhe gjendjen emocionale dhe fizike. /Lajmi.net/
