“Kupa e Gjeravicës” – Haradinaj ndjek nga afër garën e skijimit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka parë nga afër garën e skijimit “Kupa e Gjeravicës”, organizuar nga Komuna e Deçanit dhe Federata e Skitarisë së Kosovës. Këtë e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet disa fotografive të postuara në Facebook. Përmes tyre, kreu i AAK-së thotë se është inkurajuese të shohësh rritjen e interesimit…

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka parë nga afër garën e skijimit “Kupa e Gjeravicës”, organizuar nga Komuna e Deçanit dhe Federata e Skitarisë së Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai nëpërmjet disa fotografive të postuara në Facebook.
Përmes tyre, kreu i AAK-së thotë se është inkurajuese të shohësh rritjen e interesimit për sportet dimërore, ndërsa bukuritë natyrore dhe kapacitetet që ofrojnë bjeshkët tona dëshmojnë potencialin e madh për zhvillimin e turizmit dhe sportit të skijimit në vendin tonë.