Kuotat e basteve: Drita dhe Ballkani favoritë për të triumfuar në dy derbit e javës në Superligën e Kosovës
Java e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet sot me dy ndeshje në program. Takimet kryesore të kësaj xhiroje zhvillohen pikërisht sot në Suharekë dhe Podujevë, shkruan lajmi.net. Prishtina e Debatik Currit viziton Suharekën për t’u përballur me Ballkanin. Fitorja është e domosdoshme për dy skuadrat që kanë objektiva të ndryshme këtë edicion.…

Sport
Java e 32-të në Superligën e Kosovës në futboll përmbyllet sot me dy ndeshje në program. Takimet kryesore të kësaj xhiroje zhvillohen pikërisht sot në Suharekë dhe Podujevë, shkruan lajmi.net.
Prishtina e Debatik Currit viziton Suharekën për t’u përballur me Ballkanin. Fitorja është e domosdoshme për dy skuadrat që kanë objektiva të ndryshme këtë edicion.
Përballje e zjarrtë pritet të jetë edhe në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. Llapi i bën konak Dritës dhe çdo opsion tjetër përpos pikëve të plota mund të jetë “fatal” për dy ekipet.
Kompania e basteve “1XBet” ka publikuar kuotat e dy ballafaqimeve të fundit të kësaj xhiroje.
Kuota për fitoren e Ballkanit llogaritet 1.90, barazimi 3.32, ndërkohë triumfi i Prishtinës llogaritet me kuotën 3.96.
Edhe Drita konsiderohet favorite për të triumfuar në Podujevë. Kuota për fitoren e gjilanasve është 1.90, barazimi 3.52, teksa për fitoren e Llapit kuota është 3.70.
Dyja sfidat në fjalë luhen nga ora 15:00./Lajmi.net/