‘Kung-fu’ nga ylli i Cityt ndaj atij të Man Utd, shpëton pa dënim

Manchester City e mposhti mbrëmë Manchester Unitedin në Old Trafford.

Sport

25/04/2019 11:57

Manchester City fitoi 2 me 0 ndaj Manchester United, ndërsa David Silva ishte tejet me fat.

Mesfushori spanjoll bëri një ndërhyrje të palejueshme ndaj Andreas Pereira, përcjell lajmi.net.

Në minutën e 70’, Silva ka kërcyer lartë për ta goditur topin me kokë, gjersa ka goditur me këmbë mesfushorin e Manchester United në stomak.

Spanjolli ishte tejet me fat, pasi nuk u ndëshkua nga gjyqtari i ndeshjes, gjersa nuk do të ketë dënim as nga federata e Futbollit të Anglisë. /Lajmi.net/