Kundërshtari i parë i Kosovës
Vendimi u mor, Kosova mund të fillojë të mendojë për gjetjen e kundërshtarit të parë për ndeshje miqësore ndërkombëtare. Data në të cilën Përfaqësuesja e Kosovës do të thyejë izolimin dhe paraqitet në fushë, pritet të jetë më 5 mars, kurse si kundërshtar të mundshëm përmenden Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Holanda, Suedia, Bullgaria e…

Sport
Vendimi u mor, Kosova mund të fillojë të mendojë për gjetjen e kundërshtarit të parë për ndeshje miqësore ndërkombëtare.
Data në të cilën Përfaqësuesja e Kosovës do të thyejë izolimin dhe paraqitet në fushë, pritet të jetë më 5 mars, kurse si kundërshtar të mundshëm përmenden Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Holanda, Suedia, Bullgaria e Turqia, raporton Alo.rs.
Por, jo Kroacia, siç ishte përmendur së fundmi pasi Federata serbe e Futbollit pati sukses me kërkesën e saj që FIFA të mos e lejojë Kosovën të takohet me ndonjë shtet nga ish-Jugosllavia.
Kosova fitoi të drejtën e zhvillimit të ndeshjeve miqësore ndërkombëtare por me kusht që paraqitet me fusnotë dhe pa himn e flamur.